Për Ne

3.Montimi-i-ndec3eabrprerec3eabsve-400kV-nec3eab-NS-Ferizaji-2

Themelimi

Ndërmarrja Monting u themelua ne vitin 1993 në Prishtinë si njëra nga ndërmarrjet e para private në sektorin e Energjetikës..

Në fillet e para Monting veprimtarinë e tij e filloi në kompletimin e Trafostacioneve distributive,realizimin e instalimeve elektrike në objektet e banimit dhe objektet industriale.

Fillimet

Në vitin 1995 u themelua reparti për riparimin e Transformatorëve distributive 10/0.4kV deri në 1600kVA.Për të mundësuar kryerjen e këtyre riparimeve në mënyrë profesionale Monting-u e trajnoi stafin me ekspertë të njërit prej prodhuesve të Transformatorëve në rajon.Në periudhën 1995 deri në vitin 1998 u riparuan me sukses mbi 300 Transformatorë duke e krijuar reputacionin si ndërmarrje profesionale dhe stabile në tregun lokal.

Veshtiresit

Vitet kalonin dhe ndërrmarja monting u zhvillua më shumë duke u plotësuar me stafin më professional dhe u shndërrua në ndërrmarjen lidere në sektorin e Energjetikës në Kosovë.

Nga viti 2002 Montingu punoi në implementimin e projekteve kapitale në sektorin e Energjetikës dhe telekomunikacionit në  KEK ,KOSTT,PTK,KFOR etj.

Gjatë periudhës kohore 2003-2010 montingu implementoi shumicën e projekteve kapitale në rekonstruimin e rrjetave distributive në të gjitha distriktet në Kosovë.

 Gjatë periudhës kohore 2002 deri 2005 punoi në implementimin e projekteve në rrjetat e tensionit të ulët dhe të mesëm për KFOR-in në në shtabin e përgjitshëm në Film city Prishtinë,në kampin në Prizren,në,Kamp Ville në Lipjan etj.

011

Nga viti 2003 Monting-u punoi si partner lokal i Siemensit të Austrisë dhe së bashku punuan në implementimin e projekteve në ndërtimin dhe rehabilitimin e Nënstacioneve 110kV ,220kV dhe 400 kV të KOSTT-it në disa projekte si nënkontraktor i Siemensit ose si kontraktor kryesor.

Nga viti 2013 Monting-u morri pjesë në implementimin e  shumicës së projekteve të dislokimeve të rrjetave të tensionit të ulët dhe lartëpërëçusve deri në 35kV për Autostradën Morinë Merdare dhe Autostradës Han i Elezit –Prishtinë si nënkontraktorë i Bechtel&Enkas.

Që nga viti 2010 Monting-u e ka themeluar fabrikën për prodhime të produkteve metalike si :ormanët e tensionit të ulët ,shtëpizave të Trafostacioneve distributive  si dhe konstruksioneve metalike.Nga qershori i vitit 2018 Monting-u eu qertifikua për këto produkte sipas stanadeve IEC duke i kryer type testet në Institutin e Konçarit në Zagreb.

Që nga viti 2013 Monting-u është duke punuar në projektet për rekonstruimin e rrjetave të tensionit të ulë dhe të tensionit të mesëm për ndërrmarjen e distribucionit KEDS.

Montingu implementoi edhe shumë projekte të finacuara nga disa komuna sidomos në ndriqimet publike  .

Tani ndërrmarja Monting ka një staf me më shumë se 70 punëtorë.